Informata në shqip

Që nga data 14 maj 2025, Spitali i fëmijëve në Montétan do të mbyllë dyert përfundimisht. Urgjencat pediatrike, si edhe shumica e konsultave dhe shtrimeve në spitalin pediatrik do të bëhen në qytezën spitalore, në Spitalin e ri të fëmijëve.

Gjithashtu, duke filluar nga data 14 maj në orën 6 :00, nëse do t’ju duhet të shkoni në urgjencat pediatrike të CHUV, drejtohuni të Spitali i ri i fëmijëve në adresën « Rue du Bugnon 52, 1011 Lausanne », fiks poshtë stacionit të metrosë M2 të CHUV.

Na gjeni

Për kujtesë, nëse fëmija juaj është i sëmurë ose nëse ka pësuar një aksident që nuk e vë në rrezik jetën e tij, refleksi juaj i parë duhet të jetë që t’i telefononi mjekut tuaj  pediatër. Ai është personi që e njëh më mirë fëmijën tuaj në planin mjekësor dhe do të mund t’ju këshillojë më mirë.


Nëse fëmija juaj nuk ndiqet nga një mjek pediatër, ose nëse pediatri juaj mungon, ju mund të telefononi në Centralin telefonik të mjekëve të gatshëm (0848 133 133) ku do t’ju përgjigjen pyetjeve tuaja duke ju orientuar drejt strukturës mjekësore më të përshtatshme në lidhje me situatën tuaj.

Në rast urgjence jetësore, formoni numrin 144.

Spitali i ri i fëmijëve

Nërtesa e re lejon një marrje në ngarkim optimale, pa transferime mes për mes qytetit. Duke bashkuar të gjithë ekspertizën mjekësore – kirurgjikale pediatrike të CHUV në një vend të vetëm, spitali ofron një ambient më funksional, modern dhe të ngrohtë, i menduar për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijëve, të adoleshentëve dhe të familjeve të tyre.  

Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj dhe ju lutemi të mirëprisni përshëndetjet tona më të larta !

 Dernière mise à jour le 09/04/2025 à 11:39